 Qyteti për fëmijët
Njësia për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve
Projekti: “Një përqasje ndërsektoriale në mbrojtje të fëmijëve”
Në tetor 2007 Këshilli Bashkiak i qytetit të Korçës ka aprovuar ngritjen e stuktures së : “Mbrojtjes së Fëmijëve” pranë Drejtorisë së Përkrahjes Sociale dhe Strehimit në mbështetje dhe propozim të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve Terre Des Hommes.
Mbrojtja e fëmijëve është detyrë e të gjithëve.
Neni 42
Palët shtetërore marrin përsipër të bëjnë tërësisht të njohura parimet dhe nenet e Konventes, me anë të mënyrave të duhura dhe aktive, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët
Neni 44 (6)
Palët shtetërore do të bëjnë raportet e tyre tërësisht të njohura për publikun në vendin e tyre.
Nëpërmjet një iniciative të Njesisë së Mbrojtjes së Fëmijëve qyteti i Korçës është duke ndërmarrë një veprim për ta bërë Korçën një vend me miqesor për fëmijet, që njeh dhe pasqyron nevojat e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre. Procesi i ndërtimit të një Qyteti Miqësor për Femijet kërkon një angazhim politik dhe një sistem lokal qeverisjeje të mirë të kushtuar në plotësimin e të drejtave të fëmijëve. Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve e Korçës është duke udhëhequr këtë iniciativë me objektiv permirësimin e të ardhmes së fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre. Kjo iniciativë siguron një strukturë për të përcaktuar dhe zhvilluar një Qytet Miqësor për Fëmijët. Ajo promovon implementimin e Konventes së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Femijes në nivelin ku ajo ka edhe impaktin më të madh dhe më të drejtperdrejte mbi jetën e femijeve: në qytetin ku ata jetojnë. Ky dokument përshkruan “Shtyllat” që përfshijnë struktura dhe aktivitete për qytetin dhe partneret e tij që janë të nevojshme për të inkurajuar përfshirjen aktive të fëmijeve, për të siguruar një prespektive të të drejtave të fëmijëve në politikbërje dhe të drejta të barabarta në përfitimin e shërbimeve.
Zyra për mbrojtjen e fëmijëve ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme për përmirësimin e jetes së fëmijëve.
Projekti: “Krijimi i Rrjetit të Mbrojtjes së Femijeve” kundër trafikimit të fëmijëve synon ngritjen e kapacitetit të strukturave mbrojtëse të fëmijëve si dhe ndërgjegjësimin e komunitetit mbi dëmet që i sjellin fenomenet negative fëmijës.
Disa aktivitete të mbështetura nga Terre Des Hommes janë:
1. Kampi veror për fëmijët
• 200 fëmijë përfituan nga aktivitetet psikosociale dhe zhvillime
• Aktivitete ndërgjegjësuese mbi të drejtat e fëmijëve
2. Dita ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve
3. Krijimi i një database me fëmijët në rrezik social
4. Mbeshtetja ndaj familjeve në nevojë
5. Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.
6. Mbështetja e kopshtit rom
Projekti “ Një përqasje ndërsektoriale në mbrojtje të fëmijëve” mbështetur nga Programi i Arsimit Bazë të UNICE-it është një nga hapat më të rëndësishem të bërë deri tani nga institucionet shtetërore në Korçë sepse për herë të parë të gjitha insitucionet lidhur me të filluan të koordinonin veprimet për mbrojtjen e fëmijëve duke përcaktuar përgjegjësite insitucionale. Si rezultat i kesaj nisme, këto grupe interesi janë më të ndërgjegjësuara për cështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe janë më të aftë të menaxhojnë rastet e fëmijëve në rrezik edhe për shkak të më shumë burimeve.
Në një marrëveshje të përbashkët, ata janë të angazhuar jo vetëm të marrin pjesë por edhe të nisin dhe vijojnë aktivitete për mbrojtjen e fëmijëve.
Rezultate/ndikime të tjera të rëndësishme të ekipit të projektit janë:
• 60 fëmijë u rikthyen në shkollë si rezultat i ndërhyrjeve te ekipit të projektit.
• 800 fëmijë u sensibilizuan/vijojnë të sensibilizohen për rreziqet e rrugës dhe të drejtat të fëmijëve
• 450 familje përfituan ndihmë të drejtpërdrejtë (ndihma ushqimore, kite shkollore, ndihmë ligjore dhe mjekësore)
• 30 fëmijë ndiqen nga psikologu i shkolles si raste që rrezikojnë të braktisin shkollën etj.
• Ngritja e një kendi lojrash në lagjen 13 të qytetit.
• 10 familje përfituese nga Njesia e Mbrojtjes së Fëmijeve( e vendosur nga të gjithë aktorët në tryeze) ende perfitojne nga një grant dhe mikro-hua me interes të ulët(4%-me uleta ne treg), e cila ka nxitur ngritjen e një biznesi familjar me synim pavaresinë e familjes (Terre Des Hommes dhe Dorcas).
Në 2010 ne synojmë të ofrojmë një paketë sherbimesh të integruara në një program ndërsektorial për t‛iu përgjigjur problemeve me të cilat perballet sot zhvillimi i fëmijëve.
Programi “Qyteti për femijet” për vitin 2010 do të konsolidohet duke krijuar dhe punuar mbi objektivat multidisiplinare si:
Granti konkurrues i shkollave i cili synon rritjen e rolit të shkollave në politikebërje, ngritjen e kapacitetit të tyre dhe aftesimit për sjelljen e zerit të femijeve pranë strukturave të qeverise lokale.
Kantina shkollore është një projekt i cili synon promovimin e rëndësise të të ushqyerit të shëndetshem të fëmijëve dhe afrimi i fëmijëve që rrezikojnë braktisjen pranë shkolles duke iu ofruar ushqim falas.
Strategjia lokale “Për një Qytet Miqësor për Femijet”, një projekt që synon përmirësimin e të ardhmes së fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre duke ndërmarrë një veprim për ta bërë Korçën një qytet më miqesor për fëmijët, që
njeh dhe pasqyron nevojat e tyre.
Kënde lojrash, qëllimi i ketij projekti është inkurajimi i përfshirjes sociale të fëmijëve të komuniteti Rom dhe Egjyptian duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe duke siguruar më shumë shërbime sociale për fëmijët.
Web-site për fëmijët, synon paraqitjen dhe pasqyrimin e aktiviteteve dhe buxheteve të Bashkisë Korçë të alokuara për fëmijët dhe krjimi i një database të fëmijëve dhe familjeve në nevojë.
Pasurimi i bibliotekës së femijeve synon rritjen e cilësisë së shërbimeve për fëmijët, aktiviteteve jashtëshkollore dhe edukimin jo formal të fëmijëve dhe të edukojmë fëmijët që do të sjellin një brez më të shëndoshë Kite shkollore, projekti synoi mbështetjen e fëmijëve të disavantazhuar dhe specifikisht fëmijëve që rrezikojnë të abandonojnë shkollën (përfitues të Zyrës së Mbrojtjes së Fëmijëve ) me kite shkollore (cantë dhe materiale pedagogjike).
Ndihmë direkte për familjet në nevojë synon pavarësinë dhe fuqizimin e familjeve, largimin nga vulnerabiliteti dhe varesisë ndaj ndihmës ekonomike me qëllimin krijimin e strukturave më mbrojtesë familjare.
|